Gazment Bardhi e kërkoi kryeministrin në interpelancë në parlament. Nuk vonoi në reagimin e tij, Kryeministri Rama, që i ka cilësuar katranë me bojë kundërshtarët e tij politike në opozitë.

Tani këta katranë me bojë dinë vetëm të shpifin, pastaj shpifjen ta përhapin në kanalet e ujrave të tyre të zeza mediatike dhe pastaj të kërkojnë komisione hetimore e interpelanca, për të kërkuar llogari nga ne për shpifjet e tyre!

Rama shprehet në rrjetin X se është populli shqiptar, që do të vendosë në pranverë.

“Kjo lojë nuk ecën dot fare me ne dhe gjykata e llogarive tona e të tyre do të na dëgjojë e do të na japë hakun në pranverë, kur populli shqiptar, brenda po edhe jashtë kufijve këtë herë, do të vendosë se kush duhet të qeverisë dhe kush duhet të rrijë në opozitë e me kismet, të mësojë se si mund të qeverisë në të ardhmen”, tha Rama.

Rama i premtoi kreut të grupit demokrat se do t’i shkoj në çdo interpelancë, por vetëm pasi të ketë dalë përfundimi i hetimeve të SPAK-ut ndaj akuzave te Bardhit ndaj vëllait të tij.

“Unë do t’i shkoj në çdo interpelancë Gazmend Bardhit, por vetëm pasi të ketë dalë përfundimi i hetimeve të SPAK-ut për trafikantin e drogës, që ai ka zbuluar në familjen time. Kam muaj e muaj që pres të vërtetën nga SPAK-u, ku Gazmend Bardhi shkon shpesh për të luftuar korrupsionin e kriminelët e qeverisë sime dhe nuk do lodhem së prituri, përpara se sa të bëj njërën nga të dyja. O të tërhiqem nga politika përgjithnjë, o të paraqitem në interpelancat e Gazmendit dhe pastaj shohim e bëjmë si vete kjo mesele më tutje, në sy të shqiptarëve e në rrugën e mëtejshme të drejtësisë, ku o do gjykohet im vëlla, o do gjykohet Gazmend Bardhi!”.

Rama iu referua në shënimin e tij faktit që sipas tij partia e B-ve po përdor deklaratat e biznesmenit italian Becheti si një nga komerdaret e vjetra, përpara se sa të mbytet sipas kryeministrit nga dallga popullore në zgjedhjet e radhës!

Klan News