Seanca paraprake ndaj Sali Berishës, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe të tjerëve për dosjen “Partizani” është shtyrë për në muajin Dhjetor.

Vendimi u mor sot nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas avokatit të z.Berisha, Genc Gjokutaj, seanca paraprake do të zhvillohet në datë 16 Dhjetor.

Shkak, sipas tij, është bërë materiali voluminoz që duhet të shqyrtohet nga palët e tjera të akuzuara në proces.

/tvklan.al