Mund të keni dëgjuar këngë për dashurinë, zemrat e gabuara dhe njerëzit e pashpresë. Por tani kompozitorët mund të fyrmëzohen nga një çift ndryshe.

Marjorie Fiterman dhe Bernie Littman e gjetën dashurinë në një azil në Filadelfia pasi bashkëshortët e tyre respektivë ndërruan jetë. Pasi qëndruan të lidhur për 9 vite, ata janë shpallur çifti më i moshuar i të sapomartuarve në botë, siç cilëson Guinness World Records.

102-vjeçarja dhe 100-vjeçari ishin njohur që prej kohës së universitetit, të cilin e kryen në Pensilvani. Ajo ndoqi mësuesinë ndërsa ai inxhinierinë kështu që rrugët e tyre s’u kryqëzuan kurrë. Secili qëndroi më shumë se 60 vite i martuar përpara se të mbeteshin vetëm dhe u vendosën pak metra larg njëri-tjetrit në një institucion për të moshuarit.

Pas një feste me kostume, Fiterman dhe Littman u njohën dhe kjo mjaftoi që të ndizte shkëndijat mes tyre. Takimi i parë ndodhi kur lindi një nga stërmbesat e Littman. Ata takoheshin gjatë vakteve dhe pjesëmarrjes në aktivitetet e qendrës.

Guinness shkruan se Fiterman dhe Littman e ndihmuan njëri-tjetrin gjatë pandemisë së Covid-19 që preku më së shumti të moshuarit.

Mbesa e Littman, Sarah Sicherman tha se ai dhe Marjorie ishin “me fat që gjetën njëri-tjetrin dhe e mbështesin”. Ata vendosën të martoheshin në maj me një ceremoni duke thyer mitet se mund të zgjidhnin të mos martoheshin për shkak të moshës.

“Të dy e duan humorin dhe intelektin e njëri-tjetrit. E rinojnë njëri-tjetrin”, tha Sicherman.

Çifti e siguroi titullin e Guinness pasi mosha e tyre bashkë arrin në 202 vjet e 271 ditë./tvklan.al