Pantone ka shpallur “kafenë e çelët” si ngjyrën e vitit 2025.
Në një deklaratë, Pantone Color Institute është shprehur se Mocha Mousse është “një kafe e ëmbël e mbushur me ngrohtësi të prekshme dhe të rehatshme”.
“Një nuancë e ëmbël dhe e pasur e kafesë, PANTONE 17-1230 Mocha Mousse të ngroh me cilësinë e kakaos, çokollatës dhe kafes, duke iu përgjigjur dëshirës sonë për rehati”.
Drejtoresha ekzektive e përshkroi ngjyrën si: “Të sofistikuar dhe luksoze e njëkohësisht, klasike, PANTONE 17-1230 Mocha Mousse zgjeron perceptimin tonë të kafesë nga të qenit e thjeshtë dhe e qetë në luksoze”.
Çdo dhjetor, Pantone shpall ngjyrën e vitit për periudhën e ardhshme dhe ky është viti i 26-të. Ekspertët e institutit bëjnë kërkime në pasarelat e modës, trendet e ambienteve të brendshme, ngjarjet kulturore dhe psikologjinë njerëzore.
“Peach Fuzz” ishte trendi i vitit 2024 dhe “Viva Magenta” i 2023-shit./tvklan.al