Aeroporti Hartsfield-Jackson i Atlantës, aeroporti më i ngarkuar në botë, mbajti ceremoninë e tij vjetore të ndriçimit të pemës së Krishtlindjes për të përhapur gëzimin e festave tek miliona udhëtarë që priten këtë muaj.
“Është e rëndësishme për ne që të kemi një lloj atmosfere sepse kemi miliona pasagjerë që do të udhëtojnë dhe ne duam të sigurohemi që ata të ndjejnë atmosferën festive teksa do të vizitojnë familjen dhe miqtë në të gjithë vendin.”
Pasagjerët e aeroportit vlerësuan nismën e aeroportit.
“Është një kohë e mrekullueshme. Të gjithë duken shumë të lumtur dhe programi që kishin përgatitur ishte i mrekullueshëm. Ishte shumë argëtuese, kori i fëmijëve ishte fantastik”.
Numri i pasagjerëve që kalojnë përmes aeroportit të Atlantës do të vazhdojë të rritet. Deri në vitin 2029, priten 125 milionë pasagjerë dhe një miliard në 2039.
Klan News