Nëse do të flasim për karrierën e saj, Rozana Radi mund të quhet pa frikë një ndër artistet më eksperimentale në industrinë muzikore shqiptare. Këngët, tekstet e saj kanë lënë një gur të çmuar në “pop-kulturën” shqiptare.
“Kënga Magjike” është kthyer në shtëpinë e saj artistike. Ajo numëron plot 8 pjesëmarrje në festivalin magjik, me këngën më të re.
“Akoma” është një duet me përmasa ndërkombëtare ku gërshëtohet kultura shqiptare dhe ajo greke, pasi Rozana bashkon forcat me këngëtarin nga Greqia, Sany Dimitri.
Në gamën e këngëve të këtij edicioni, Rozana Radi vjen me risi pasi është e vetmja konkurrente, aq më tepër kampione, e cila sjell një material muzikor me një këngëtar të huaj.
Së bashku me producentin Ardit Gjebrea, Sany dhe Rozana u përgjigjën pa doreza për pyetjet në pentagramin muzikor, por një nga pyetjet solli një emocion të veçantë, ndër të tjerat.
Gjebrea drejtoi pyetjen: “Në përrallën e Hirushes magjia prishet pas mesnate, po në përrallën tënde çfarë ndodh”?
Artistja e shumë hiteve zgjodhi të emocionojë publikun duke rrëfyer historinë e saj, si një përrallë.
“Në përrallën time pas mesnate, historia fillon me një mbret. Ishte një vajzë e vogël që ishte rritur nga një mbret, e cila nuk e kishte në jetën e të gjallëve, por e shihte në ëndërr babain e saj…Pastaj fatkeqësisht vinte mëngjesi. Por e rëndësishme është që kujtimi i tij mbetet këtu. (Në zemër)”, tha Rozana Radi.
Rozana Radi ndër vite ka dhënë mesazhe të fuqishme në daljet e saj publike, ndaj edhe kësaj here ajo na dha mesazhin që të duam prindërit, e nëse një ditë nuk do të jenë fizikisht me ne, vendi i tyre do të jetë në zemër.
/tvklan.al