Kampionati Europian do të shërbejë si vitrinë për shumë futbollistë të kombëtares shqiptare. Mario Mitaj gjendet mes emrave të lakuar për të ndryshuar skuadër.
Për mbrojtësin ka një kërkesë të lartë nga shumë ekipe, por kryesisht ato të Serie A italiane.
20-vjeçari do të ndiqet nga skautët e Lazios dhe Bolonjës në takimet e fazës së grupeve të Europianit.
Dy ekipe që shtojnë konkurrencën për Mitaj, i cili prej kohësh ndiqet nga emisarët e Juventusit. Garë treshe për Mitaj, që sipas mediave italiane do të jetë edhe futbollisti i radhës i kombëtares shqiptare që do të luaj në elitën e futbollit italian.
Klan News