Lajme Arkiva 2003
Dokumentet e kërkuar zyrtarisht nga komisioni Olldashi dhe me firmën e komisionerëve socialist në Bashkinë e Tiranës, kushtojnë 12 milionë Lekë të vjetra. Të paktën kjo shumë është llogaritur të fitohet nga bashkia e Tiranës nëpërmjet kuvendit të Shqipërisë, për të vënë në dispozicion dokumentet e kërkuar nga komisioni hetimor parlamentar.
Shuma kolosale konfirmohet nga një shkresë që kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama i ka dërguar kryetarit të komisionit Olldashi, nënkryetarit Agasi dhe kryeparlamentarit Pëllumbi, ku e informon për gatishmërinë e institucionit që drejton për të dhënë çdo dokument që i nevojitet komisionit për hetim.
Sipas zotit Rama janë 15.000 fletë për të fotokopjuar me çmim 100 Lekë të vjetra për dokument që do të thotë se letrat e fotokopjuara do të kushtojnë 15 milionë Lekë të vjetra. Nuk dihet nëse këto kushte do të pranojë këto kushte të kryebashkukut Rama për fotokopjimin e dokumentave.
Në letrën zyrtare janë shtruar edhe 4 kërkesa të tjera, por këto nuk kanë kosto ekonomike, pasi sipas zotit Rama Bashkia e Tiranës duhet të ketë në dispozicion edhe rregulloren e komisionit edhe disa akte të tjera ligjore./tvklan.al