Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Në çadrën elektorale, kandidati socialist për bashkinë e Tiranës Edi Rama, ka pirë një kafe me anëtarët e shoqatës së invalidëve. Në këtë çadër ishin ekspozuar edhe punimet e realizuara nga përfaqësues të kësaj shoqate.

Edi Rama:- “Çadra mikpret gjithfarë aktivitetesh dhe miqsh dhe sot unë isha shumë i kënaqur dhe i prekur, që u ftova nga ky grup miqsh, në këtë ekspozitë të organizuar prej tyre, nga një invalid, i cili megjithëse është në gjendje të vështirë dhe megjithëse duart i ka vështirësisht të manovrueshme. Falë vullnetit dhe dëshirës, ka arritur të bëjë këto piktura të shkëlqyera, që besoj është një mësim mjaft i vyer për të gjithë”.

Gjatë paradites, Edi Rama hapi kampionatin e minifutbollit për nxënësit e shkollave, si dhe mbolli pemë të reja, përgjatë rrugës kryesore të lagjes periferike të Kombinatit./tvklan.al

Gazetare – Arta Tozaj