Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Libor Roucek, vlerëson ecurinë e Shqipërisë dhe përpjekjet e saj për anëtarësim në NATO dhe BE.
Libor Roucek: “Shqipëria po bën progres sidomos vitin e kaluar, veçon Roucek. Të gjitha partitë politike ose të paktën subjektet kryesore po punojnë bashkë për prioritetet e vendit që janë anëtarësimin në NATO dhe BE. Ndaj përsa i takon këtij vendi deri tani progres është bërë”.
Roucek i atribuon këtë progres qeverisë. Ndaj i pyetur për këtë Roucek shton, se “Nuk është roli im që të influencoj qeverinë apo partitë politike, pasi më duhet të jem i drejt objektiv, nëse ka probleme ta vë theksin në to, e nëse ka sukses të vlerësoj progresin. Pak rëndësi ka se kush është në qeveri për momentin, sepse në demokraci pas një periudhe ka zgjedhje e ndoshta një parti tjetër apo opozita mund të fitoj”.
Gazetarja: “Pavarësisht vlerësimit se politika shqiptare po fokusohet në çështjet e integrimit evropian, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Libor Roucek vlerëson, se nuk është ende momenti për të kërkuar statusin kandidat.
“E rëndësishme për momentin është që të vazhdohet puna me të njëjtën ritëm”, sipas tij të bëhen mirë detyrat e shtëpisë për përgatitjet e Stabilizim Asociimit reformat ekonomike, politike, lufta ndaj trafikut e qenieve njerëzore, por për momentin nuk është e rëndësishme çështja e kandidaturës. Roucek rekomandon të bëhen mirë detyrat pastaj të tjerat vijnë vetë sipas tij.
Eurodeputeti çek Libor Roucek, vendi i të cilit merr presidencën e radhës së BE pas Francës, komplimentin progresin e bërë nga qeveria duke shpresuar se nëse do ta ruaj karrigen e tij dhe pas procesit elektoral në Parlamentin Europian, sërish do të zgjidhte Shqipërinë si raportues./tvklan.al
Gazetare: Arta Tozaj
Montazh: Ergis Hasanbelli