Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Demokratët e vërtetë në 12 Tetor nuk duhet të bëjnë një zgjedhje politike, por duhet të votojnë për një Tiranë që ndryshon nga dita në ditë. Edi Rama i ka bërë thirrje banorëve të njësisë bashkiake nr.7 gjatë mitingut që ka zhvilluar pasdite në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, që të bëjnë një zgjedhje për standard jete dhe jo një zgjedhje partiake.
Edi Rama:- “Rrugët janë po ato, si për të majtët, si për të djathtët. Kërkesat për legalizim, të të gjitha këtyre zonave, që janë krijuar në një situatë kur shteti nuk ofronte asgjë dhe që kanë mbetur në këtë gjendje për vite me radhë në 10 vjeçarin e parë të tranzicionit, deri atëherë kur ne me vendosmëri vendosëm të hapim çështjen e legalizimit të tyre, janë zona ku jetojnë edhe socialistë edhe demokratë”.
Gjatë paradites Rama ka zhvilluar takime me banorët e kësaj njësie, i shoqëruar edhe nga ish-kryeministri Meta, i cili është banor i kësaj zone.
Ilir Meta:- “Dua të shpreh besimin, se elektorati i Tiranës do të votojë për ndryshimet që kanë ndodhur dhe që duhet të vijojnë dhe jo për premtimet të cilat janë të përmasave fantastiko-shkencore dhe që sigurisht nuk mund të konkurrojnë me ndryshimet./tvklan.al
Gazetare – Elja Zotka