Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Edi Rama shfaqet përsëri pas zgjedhjeve vendore në zbatimin e projekte tashmë në brendësi të lagjeve të Tiranës. Kështu në bllokun Partizani ka filluar puna për rehabilitimin, ndërsa Rama është prononcuar për mediat.

Edi Rama:- Këtu po fillon puna intensivisht, për krijimin e një lagje model, një investim që parashikon rehabilitimin e të gjitha rrugëve të brendshme e ish-sipërfaqeve të gjelbra, të cilat do të pastrohen nga çdo kioskë, apo ndërtim tjetër pa leje dhe do t’u rikthehen më të moshuarve dhe kalamajve, si dhe sipërfaqe të caktuara për ndërtim, përfshirë natyrisht edhe ndriçimin, pra jemi në një fazë të re të punës, pasi krijimi akseve kryesore rrotull kësaj zone na i bënë të mundur një gjë të tillë”.

Janë gjithsej 5.2 hektarë në të cilat do të ndërhyet në rregullimin e rrugëve midis pallateve, lulishtet, ndriçimi, kanalizime, si dhe çdo gjë tjetër për ta shndërruar këtë në një bllok model./tvklan.al