Lajme Arkiva 2003
Kandidati për kreun e Partisë Socialiste, kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës ka deklaruar se do të vazhdojë të marrë pjesë në konferencat e Partisë Socialiste në rrethe, pasi është i interesuar për debat. Vetëm me debat sipas Ramës do të zgjidhet kriza në Partinë Socialiste.
Edi Rama: Vazhdoj të besoj edhe pas argumenteve jo bindës që dëgjova në replikat e kryeministrit, se kriza është e thellë dhe se nga ajo krizë mund të dalim vetëm nëpërmjet ballafaqimit, mendimit dhe ideve dhe nëpërmjet konsiderimit të të gjitha opsioneve dhe kontributeve komplementare dhe jo si opsione dhe kontribute kundërshtare.
Rama ka marrë pjesë në inaugurimin e përfundimit të punimeve për rikonstruktimin e rrugës “Bedri Karapici” për të cilin u nevojiten 28 milionë lekë të dhëna nga fondi shqiptar i zhvillimit, konstatoj me kënaqësi që të gjitha kantieret tona vazhdojnë normalisht punën dhe sot ne mbyllëm këtë kantierë me një rrugë të re./tvklan.al