Lajme Arkiva 2003

Gazëtarja: Zoti Rama pse s’keni pranuar të vini përballë kundërshtarit tuaj në emisionin opinion?

Edi Rama: Unë jam përballë kundërshtarëve, ka tre vjet dhe i kemi shfaqur të gjitha potencialet e ideve tona. Ndërsa për sa i përket rastit konkret edhe pse nuk është një, por janë disa kundërshtarë në garë dhe nuk do të ishte mirë që të zgjidhej vetëm njëri, gjithsesi unë e kam ftuar që mbi varrin e Partisë Demokratike të ngrejë nivelin. Dhe këtu kam pasur parasysh që përpara qytetarëve nuk mund të dalim me një mungesë përgjegjësie në raport me ato që themi, të atillë që do e bënte debatin në fjalë të ngjashëm me një debat midis guvernatorit të bankës dhe Rrapush Xhaferrit. Pra shkurt fjala midis një personi që flet bazuar mbi respektin për profesionin dhe respektin mbi ata që e dëgjojnë dhe një personi tjetër që në kërkim të votave thotë ato marrëzira që ka thënë. Ky nuk është debat, kjo është humbje kohe./tvklan.al