Situata e vështirë tek ekipi Partizani reflektohet dhe nga lojtarët e saj. Dje ekipi i Partizanit nuk ka dalë në fushën e stërvitjes, pasi pala italiane nuk është treguar korrekte në dhënien e pagave dhe nuk ka zyrtarizuar kontratat. E njëjta gjë dhe me punonjësit e mirëmbajtjes së mbetur.

Mësohet se situata paraqitet e rëndë. Dorëheqja e Presidentit të Klubit Xhani, lodhur nga peripecitë e pengesat e marrjes në dorë të menaxhimit të klubit ka shuar shpresat e të gjithëve për zgjidhjen e drejtë të problemeve.

Revoltuese për ta është dhe indiferentizmi i Ministrisë së Mbrojtjes, i Ministrisë së Privatizimit dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilët duke parë këtë gjendje nuk ndërhyjnë për një zgjidhje përfundimtare.

Bllokimi i harkës së klubit për procesin përfundimtar të likujdimeve të shoqërisë së përbashkët sipas vendimeve të gjyqit të zhvilluar ka bërë që pagat të mbeten pa iu dhënë futbollistëve. Ekipi i Partizanit rrezikon të mos paraqitet në fushën e blertë deri në plotësimin e kërkesave./tvklan.al