Ekonomia globale po del nga kriza më e keqe pas Luftës së Dytë Botërore. Lajmi i mirë vjen nga agjencia amerikane Bloomberg e cila shenjën më të re të optimizmit e sheh pikërisht në Shtetet e Bashkuara, aty ku edhe nisi gjithçka.

Të shtunën u njoftua se për muajin Korrik shitja e banesave në tregun e pasurive të paluajtshme  u rrit në 7.2% për të katërtin muaj me radhë.

Statistikat tregojnë se aktiviteti tregtar në Shtetet e Bashkuara është më i madhi tani krahasuar me Gushtin e 2007 kur edhe u shfaq kriza e hipotekave.

Profesori Kened Rogov në universitetin amerikan Harvard dhe ish kreu i ekonomistëve të Fondit monetar ndërkombëtar vlerëson se tani më “nuk duhet të ekzistojë dyshim” në rimëkëmbjen e ekonomisë botërore.

Fakti që  Japonia, Gjermania dhe Franca gjatë tremujorit të dytë dolën nga recesioni duke realizuar rritje të vogël pozitive ekonomike, mjafton që shefi i ekipit ekonomik të Bankës “Sosiete zheneral” në Londër, Klaus Bader të shpall fundin e recesionit.

Megjithatë, për kreun e Bankës Qendrore Evropiane, Zhan Klod Trishet, rruga drejt rimëkëmbjes së plotë të globit është plot të tatëpjeta ndaj sipas tij pësimi duhet të bëhet mësim./tvklan.al