Dhjetëra mijëra punonjës gjermanë marshuan drejt Berlinit, duke i kërkuar qeverisë të marrë masa për mbrojtjen e vendeve të tyre të punës.
Gjermania një nga fuqitë më të mëdha të Evropës është zyrtarisht në recesionin më të thellë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe papunësia ka pësuar rritje të madhe në 6 muajt e fundit. Që nga shtatori i 2008, mbi 300 mijë njerëz kanë humbur vendet e punës si pasojë e krizës. Protesta u organizua nga sindikatat e punës të cilët kërkuan nga shteti krijimin e një pakete të tretë stimuluese për ekonominë.
Kriza ekonomike nxori në rrugët e Torinos dhe Napolit në Itali dhjetëra mijëra punonjës të kompanisë së makinave Fiat të cilët kërkuan më shumë garanci për vendet e tyre të punës
Protesta vjen ndërsa Fiat synon të ecë përpara me planet ambicioze për bashkimin me kompani si General Motors dhe Kryjsler. Sipas protestuesve një shkrirje e tillë do të çojë në humbjen e shumë vendeve të punës. Nga marrëveshjet e shitjes së kompanisë rrezikohen mbi 30000 punonjës dhe dhjetëra fabrika të prodhimit./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle