Ekonomia shqiptare të sakrifikohet në emër të integrimit me Bashkimin Europian, Ministrja e Integrimit Ermelinda Meksi si ka pranuar që prodhimet vëndase janë të pafuqishme për të përballur marëveshjet e trregëtisë së lirë dhe rregullat e OBT.

Ermelinda Meksi: “Ekonomia shqiptare megjithatë mbetet ende e brishtë dhe e pakonsolidur për tu përballuar me konkurencën e ashpër të ekonomive perëndimore, ndaj jemi plotësisht të ndërgjegjshëm që paralelisht me zbatimin e reformave sektoriale do të duhet të përballojmë edhe kostot e këtij procesi”.

Deklarata u bë gjatë një takimi të biznesmenëve anëtarë të Dhomës Amerikane të Trregtisë. Vetëm disa ditë më parë prodhuesit e birrës lajmëruan se prodhimet e tyre kërcënohen nga falimenti në rast të liberalizimit të trregjeve dhe heqjes së taksave mbi importet.

Irfan Hysenbelliu: “Shqipërisë i duhet shumë punë të zhvillohet ekonomikisht dhe nuk e di se si mund të merret iniciativë që një vënd i pazhvilluar, që sa ka filluar lulëzimin dhe sa ka filluar prodhimin, dhe ata kërkojnë që ta kthejnë mbrapsht”.

“Vëndet lindore jo vetëm që nuk e kanë përfillur OBT, por i kanë thënë rri aty se e dimë vetë dhe janë brënda Europës”.

Kontestime ndaj marrëveshjeve të trregtisë së lirë kanë paraqitur dhe industria e bukës, vajit të ullirit dhe të tjerë. Prodhimet vëndase buqësore apo industrial kërcënohen nga falimetimi sidomos nëse nëshkruhet nga marrëveshja e trregtisë së lirë me Bashkimin Europian, me të cilën vendi ynë realizon shumicën dërrmuese të importeve./tvklan.al