Krerët e Shtetit, Qeverisë, Parlamentit dhe Pushtetit Lokal kanë zbritur sot në datën e Çlirimit për të kujtuar ata që sollën këtë ditë, në Muzeun Historik Kombëtar. Pas 87 vitesh, përveç asaj që dihet dhe përkujtohet për dëshmorët, një ekspozitë me relikë të heronjve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Objekte të ndryshme historike, dekoracione dhe stenda me armë në hollin e Muzeut. 80 fotografi të heronjve kombëtarë ku nuk janë paraqitur dhe nderuar vetëm komunistët, por dhe nacionalistët, figura të shquara që i kanë dhënë diçka kombit. Sot është nderuar dhe partizani më i vjetër 92 vjeçar tashmë në jetë, i cili kujton veprën e madhe të shokëve të tij.
Një relikë e vjetër, e përdorur më së fundmi nga heroi sjell momentet e atyre kohërave plot varfëri dhe pa liri. Antifashizmi nga të pranishmit është quajtur e vetmja luftë fitimtare e popullit tonë që meriton gjithnjë nderim. Dy luftëra antifashiste kanë zhvilluar shqiptarët ku së fundmi është mbyllur me sukses dhe ajo kosovare.
Toka e Atdheut është e fituar nga eshtrat e heronjve. Për një kujtim më shumë një koncert me korin partizan dhe me këngë të atyre viteve. Kujtesa që bëhet, është mbijetesë e brezave në vazhdimësi./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti