Është ekstraduar nga Spanja Leonard Luzi, i cili akuzohet se ka porositur vrasjen e 2 personave në Vlorë. Ai u prangos nga policia spanjolle gjatë aksionit të koduar “Rekrutuesi”.

47-vjeçari akuzohet se porositi vrasjen e Ines Hajrulla dhe Ervis Matodashaj, por që u parandaluan nga Policia e Shtetit në Gusht të vitit 2023.

Pak para ekzekutimit të planit, Forcat Speciale bënë të mundur prangosjen e Amarildo Nikollit, të cilit iu sekuestrua një pistoletë silenciator me fishek në fole, gati për qitje, doreza dhe kapuç.

Këto janë momentet e shoqërimit të të riut nga Shkodra, i cili u prangos në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Gjykata e Posaçme ka vendosur ndaj Leonard Luzit masën e sigurisë arrest me burg. Ai akuzohet nga SPAK për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve” të kryera në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Klan News