Këshilli i Rregullim Territorit në Bashkinë e Elbasanit ka marrë nën shqyrtim projektin e ndërtimit të Xhamisë së Ballies në qendër të qytetit.
Projekti është kundërshtuar nga një pjesë e specialistëve, pasi ai ka dalë nga njolla e përcaktuar në hartë.
Forma katrore nuk përputhet me xhaminë e vjetër dhe minarja me lartësi 50 m të lartë eklipson objekte të tjera të karakterit historik dhe kulturor në këtë pozicion.
Jurtin Hajri: “Projekti i ri do të jetë në përputhje me këtë përqasje volumetrike për lartësinë e minares. Ajo duhet të jetë ,ndoshta është më e drejtë që të jetë në përputhje dhe me lartësitë e objekteve të vjetra siç është Kulla e Sahatit, duhet të respektojë lartësitë e saj. Dhe duhet që fasadat të jenë paralel me bulevardin sepse kjo do të reflektonte dhe vlerat e qytetit të Elbasanit. Lartësia do të jetë 12m e xhamisë, 18 bashkë me kupolën. Ndërsa minarja do të jetë te 36m. Njëra minaret 36 tjetra 27m.”
Xhamia e re është parashikuar të kushtojë rreth 1.5 milionë euro dhe ndërtimi i saj mendohet të përfundojë për dy vjet./tvklan.al