Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Sëmundjet kancerogjene vazhdojnë të klasifikohen prej vitesh në rrethin e Elbasanit, në top listë në shkallë vendi. Sipas të dhënave statistikore, të Qendrës Spitalore dhe Poliklinikës në spitalin e Elbasanit, evidentohen mesatarisht në vit 300 të sëmurë me kancer. Përqindjen më të madhe në klasifikim e zënë kanceri i mushkërive, i gjakut, gjirit etj.
Deri tani sipas mjekëve i është kushtuar rëndësi mjekimit të pacientëve të sëmurë paditur mirë, e nënshtruar një studimi të mirfilltë se cilët janë shkaktarët e kësaj sëmundje. Një pjesë mjekësh akuzojnë çernobilin shqiptar, ish-Kombinatin Metalurgjik, si një nga shkaqet që promovon tumoret. Ndërsa sipas specialistëve onkolog elbasanas, vetë pacientët duhet të kujdesen për veten e tyre, e ta kapin në fazat fillestare sëmundjen, për të shmangur fatkeqësinë.
Në qytetin e Elbasanit ekzistojnë një grup mjekësh specialistë, por mungojnë pajisjet, aparaturat dhe infrastruktura e nevojshme për t’u ardhur në ndihmë të sëmurëve me kancer. Kështu problemet mjedisore në qytetin më të ndotur të vendit, bënë që të krijohet Instituti i Studimeve Mjedisore në Elbasan. Ngritja e këtij instituti do të ketë si objekt kryesor kryerjen e studimeve mjedisore komplekse. Nëpërmjet analizave shkencore laboratorike do të dalin shkaqet e vërteta të ndotjes./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti