21 Janari shënon hyrjen ne fuqi te ligjit për pensionet private ose vullnetare. Sipas këtij ligji krahas pensionit shtetëror te gjithë personat qe derdhin kontribute ne mënyrë private pranë shoqërive te administrimit qe licencohen nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare mund te përfitojnë një pension te dyte.

Elisabeta Gjoni: “Çdo individ në statusin vet si person individ ose edhe në kuadrin e kolektivit ku punon mund të marrë pjesë duke kontribuuar në mënyrë periodike një kuotë me një fond pensioni dhe kur vjen mosha e pensionit ose ligji i krijon mundësinë edhe pesë vjet para moshës së pensionit të marrë krahas pensionit shtetëror ekzistues që është dhe një pension suplementar të krijuar nga kontributet periodike të tij.”

Ky ligj i përafrohet kuadrit ligjor te Bashkimit Evropian për pensionet duke favorizuar kështu edhe bizneset private.

Elisabeta Gjoni: “Në qoftë se kemi të bëjmë me skema kolektive profesionale çdo biznes në marrëveshje punëdhënësi dhe punëmarrësi krijojnë një kontribut periodik të tillë, krijojnë një interes edhe për bizneset që të krijojnë këtë fond, të marrin pjesë në fonde të tilla sepse ka lehtësi. Ligji parashikon lehtësi fiskale si shpenzime të zbritshme nga të ardhurat për bizneset që krijojnë këto fonde.”

Për të përfituar nga skema e pensioneve private, çdo i interesuar, mund të investojë letra me vlerë, para, apo çdo pasuri tjetër./tvklan.al