Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Elsa Ballauri:- “Kam frikë se edhe vetë gjykatësit shqiptarë, ata që i gjykojnë këto lloj ngjarjesh, janë ata të cilët mendojnë se vërtet ky baba ka pasur të drejtat e tij, ndoshta jo për ta vrarë, por për ta dënuar një fëmijë, e cila në këtë rast donte të jetonte jetën e saj, kështu që mendojë se është shumë e lidhur me konceptin e fortë, që mund ta përsërisim kështu, krahas atij ligji të vjetër shqiptar, që në fakt është rikthyer, ka riardhur në Shqipëri në forma nga më absurdet që quhet Kanun, apo fisheku në pajë, siç është përmendur shpesh. Ky mund të jetë një rast shumë i mirë për t’u diskutuar nëpër shkolla dhe për të parë se në çfarë pozicionesh të vërteta ndodhet shoqëria shqiptare, sidomos në marrëdhëniet mashkull-femër dhe akoma më tepër në marrëdhëniet e krimit që po ndodh dhe që është i përditshëm në Shqipëri. Një tjetër pozicion mendoj unë, që është brenda këtij fenomeni është edhe ai i pronësisë, se sa mashkulli ka atë maninë e të pasurit pronë të diçkaje dhe në këtë rast ai koncepton pronë të gjithë njerëzit e shtëpisë”./tvklan.al