Qeveria ka miratuar në mbledhjen e radhës aktin që lejon shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë të votojnë në 11 Maj edhe nëse nuk kanë një dokument identifikimi të vlefshëm.

Akti i qeverisë zgjat afatin e përdorimit të kartave dhe pasaportava biometrike deri në 31 Maj, por vetëm për efekt të ushtrimit të të drejtës së votës.

Sipas Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile janë afro 500 mijë emigrantë, të cilëve iu ka përfunduar afati i vlefshmërisë së  dokumentat të identifikimit. Kërkesa për ndërmarrjen e këtij akti nga qeveria erdhi nga opozita.

Ndërkohë shumica nuk është e gatshme që të pranojë kërkesën tjetër të demokratëve, atë të votimit edhe me dokumenta të lëshuara nga shtete të tjera.

Tv Klan