Një i ri është mbytur në lumin Kir të qytetit të Shkodrës. Ai është 20-vjeçari Marjan Marku.

Mësohet se Marku ishte duke u larë me shokët në lumë. Trupi i pajetë u dërgua ne Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njofimi i policisë:

Më datë 07.06.2018  në orën 11.40 jemi njoftuar se në fshatin Mes, Shkodër në Lumin Kir është mbytur në ujë shtetasi Marjan Marku. 20 vjeç, banues në fshatin Shtoj Ri .

Trupi i pajetë u dërgua ne Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër. Po kryhen veprimet proceduriale me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

/tvklan.al