Një 43-vjeçare është arrestuar në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Ajo është Manjola Prifti, ish-bashkëshortja e Mirit të Xhikes, e cila është dënuar me 7.3 vite burg në Itali.  43-vjeçarja akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikun e lëndëve narkotike.

Manjola Prifti u arrestua nga Policia e Tiranës në bashkëpunimin me Interpol Tiranën me qëllim që të ekstradohet në Itali. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës dhe më pas do të jetë Gjykata që do të japë dritën jeshile për ekstradimin drejt shtetit italian.

Manjola Prifti është arrestuar edhe më parë në vitin 2012, por më pas u la e lirë. Ajo u akuzua për trafik droge dhe pastrim parash në lidhje me pronat e ish-bashkëshortit të saj Fatmir Rama, i njohur ndryshe si Miri i Xhikes, i vrarë në vitin 2003./

tvklan.al