Një person është mbytur pasditen e së mërkurës. Ngjarja ndodhi në fshatin Skuraj të Kurbinit në vendin e quajtur “Ura e Shkopetit”.
Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se Arben Marku, 46 vjeç, banues në fshatin Skuraj, është hedhur për tu larë në lumin Mat dhe nuk ka dalë në breg.
Lidhuur me ngjarjen e rëndë pasi disa orë kërkimesh u bë i mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të tij, pa shenja jete.
Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune apo të ndonjë dukurie tjetër fizike në trupin e tij.
Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/tvklan.al