Mati tashmë do të ketë godinën e tij të re për të marrë të gjitha shërbimet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, të cilat më herët kryheshin në Peshkopi.
Zv/Kryeministrja Belinda Balluku u shpreh se ky institucion tashmë do të lehtësojë jo vetëm qytetarët, por edhe shumë prej kompanive të biznesit që operojnë në të dyja bashkitë.
“Janë vendime që merren në bazë të analizave duke parë numrin e automjeteve, duke parë distancën, duke parë kompleksitete të tjera. Por unë besoj që ata që e vlerësojnë më shumë do të jenë bizneset pasi zona ka numër të shtuar të automjeteve të rënda të cilat sigurisht janë komponent i disa bizneseve të Matit dhe kishte dhe kosto financiare në bizneset e tyre, ishin pesha që ata mbanin përsa i përket të gjithë pjesës së marrjes së shërbimeve nga DRSHTRR-ja e Dibrës”.
Në drejtorinë e re rajonale afro 15 mijë drejtues mjetesh dhe rreth 7 mijë automjete do të marrin shërbim në këtë drejtori, pa qenë e nevojshme të udhëtojnë më drejt Dibrës, duke kursyer kështu kohë, si dhe ulur kostot.
Tv Klan