Policia ka mundur të identifikojë kufomën që u gjet dje në rrugën “Lord Bajron” në Tiranë.
Viktima është Naim Puca 60 vjeç. Kufoma u identifikua nga motra e tij, A.Puca 58 vjeç.
Kjo e fundit kishte bërë kallëzim disa kohë më parë se vëllai i ishte larguar nga banesa.
Dyshohet se viktima ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Megjithatë, priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore.
/tvklan.al