Policia e Durrësit ka arrestuar një 29-vjeçar i cili qarkullonte në qytet i armatosur. Nga kontrollet në automjetin e tij, iu gjet një pistoletë Zastava me 9 fishekë.
Policia thotë se Ervis Dunga u arrestua në flagrancë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.
Gjatë fundjavës, policia e Durrësit bëri kontrolle në lokale nate, automjete dhe në terren për kapjen e personave në kërkim dhe me precedentë, gjetjen dhe sekuestrimin e sendeve paligjshme si armëmbajtje pa leje apo lëndë narkotike. /
tvklan.al