Nga Holanda ka ardhur në Patos për të gjetur babain e tij të zhdukur. Erges Goxhaj u njoftua nga familjarët e tij që kur 54-vjeçari Nazmi Goxhaj shkëputi kontaktet 10 ditë më parë. I riu nuk beson që i ati i tij nuk ka vrarë veten.
Goxhaj ishte kthyer nga Greqia bashkë me gruan e tij. Por bashkëshortja ka qëndruar në shtëpinë e prindërve të saj. Ditën tjetër herët në mëngjes 54- vjeçari u largua pa lajmëruar. Ai kishte marrë me vete vetëm 100 euro.
Pas denoncimit në polici, banorë të zonës së Semanit afruan një dëshmi. Ata kishin parë një burrë që po mbytej në lumin Seman. Por nuk kanë mundur ti japin ndihmë.
Policia vendore kërkoi edhe ndihmën e polumbarëve të RENEA-s për kërkime në Seman. Në të njëjtën kohe foto e Goxhajt është shpërndare të gjitha komisariatet. Policia vete nuk ka një variant zyrtar çfarë ka ndodhur me 54 vjeçarin. Për këtë qëllim po hetohet në disa drejtime, atë të zhdukjes si pasojë e ndonjë krimi, të vetëvrasjes por edhe të mbytjes në Seman.
Tv Klan