Referendumi për marrëveshjen e Prespës për emrin e ri shtetëror është i dyti më i rëndësishëm në historinë e Maqedonisë, pas atij të 8 Shtatorit të 1991-shit, por mbi 71% e votuesve vendosën krijimin e shtetit të pavarur dhe shkëputjen nga Jugosllavia.
Sfida më e vështirë e 27 viteve të ekzistencës ka qenë njohja ndërkombëtare me një emër të qartë shtetëror. Prej 1993-shit, shumica e vendeve anëtare e kanë njohur si Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, për shkak të lobimit të fortë të Greqisë, që nuk pranoi që vendi të quhej Maqedoni, pasi me këtë emër shteti i ri ballkanik do të përvetësonte një pjesë të kulturës dhe historisë greke.
Marrëveshja e nënshkruar në Prespë nga qeveritë e dy vendeve më 17 Qershor kurorëzoi negociatat e rinisura në fillim të këtij viti, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të Kombeve të Bashkuara Methju Nimiç dhe me mbështetjen e fortë të qeverive perëndimore. Negociatat ishin përpjekja e radhës pas disa dështimeve në negociatat e menjëhershme mes dy qeverive për të zgjidhur këtë çështje. Sipas marrëveshjes, Shkupi dhe Athina pranuan që vendi të quhej “Republika e Maqedonisë Veriore”.
Vetëm nëse kjo marrëveshje vihet në zbatim, Greqia premton se nuk do të përdorë më Veton për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Europian.
Tv Klan