Ermir Simoni, pronari i një servisi makinash në Laç të Vaut të Dejës, në Shkodër u qëllua me armë zjarri këtë të premte, pasi një konflikti mes disa klientëve dhe punëtorëve të tij. Pas plagosjes 42-vjeçari u dërgua në spitalin rajonal Shkodrës, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas policisë ngjarja ndodhi kur tre persona persona kanë hyrë me shpejtësi në servis dhe i kërkuan punëtorëve t’iu rregullonin makinën me urgjencë. Pas debatit mes palëve në servis shkoi pronari, i cili tentoi të shuante konfliktin.
Por në këtë kohë njëri nga agresorët e qëlloi me pistoletë. Policia është vënë në kërkim të autorëve, të cilët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Tv Klan