Një sherr për motive të dobëta ka bërë që një person të përdorë armën e tij të gjahut dhe të plagosë një 28-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjinaj, Has. Mësohet se i riu ka marrë plagë në bark dhe është transportuar drejt spitalit të qytetit.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të kësaj ngjarje, Zef Asllanaj.
Kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
/tvklan.al