Një person është arrestuar, pasi ishte shpallur në kërkim për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.
Efektivëve të Komisariatit të Policisë Mallakastër, vunë në pranga Florent Kodhelaj, 36 vjeç, banues në Fier, i dënuar me 13 vite burgim.
Kodhelaj ka tentuar të vrasë një shtetas grek për motive të dobëta.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Kyparisssis Greqi me Vendimin datë 07.06.2017 e ka dënuar me 13 vjet burg për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.
/tvklan.al