Në moshën 88-vjeçare, Ploutarchos Pourliakas vërteton se mosha nuk është pengesë për t’u marr me sport. Ai mori pjesë në edicionin e 41-të të ‘Maratonës autentike të Athinës’ duke vrapuar 6 orë e 31 minuta.

I frymëzuar nga djali i tij, një ultramaratonist, ai filloi të vraponte në qytetin e tij, Kastoria, në Greqinë veriore, në moshën 73-vjeçare.

“Më pëlqen shumë vrapimi, më pëlqen të eci sepse më bën mirë për shëndetin. Gjithashtu kam dhënë shembull si për të rinjtë, ashtu edhe për të moshuarit, duke treguar se edhe ata mund të vrapojnë.”

Siç thotë ai, njerëzit shpesh nuk e besojnë moshën e tij kur e shohin atë duke vrapuar në një maratonë.

“Të gjithë ata që më shohin nuk e besojnë se jam në këtë moshë dhe se jam duke vrapuar në një maratonë. Ata nuk e besojnë atë. Unë them, pse nuk do ta besoni, pasi ne të gjithë mund ta bëjmë. Mund të vraposh edhe, ndoshta më pak, por mundesh, sa të duash.”

Ai vrapon 4-5 kilometra në ditë dhe deri në 20 kilometra në fundjavë. Sekreti sipas Pourliakas është një rutinë e shëndetshme.

“Unë kurrë nuk kam pirë duhan. Nuk pi, nuk rri deri vonë. Unë ha në mënyrë të ekuilibruar, gjithçka, por në moderim.”

Kjo shënon herën e tij të dymbëdhjetë që ai merr pjesë në maratonë ku përfundoi garën prej 42,195 kilometrash në Stadiumin Panathenaic.

Klan News