Policia i Vlorës ka arrestuar një 41-vjeçar me dy identite të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
Ai është Aleksandër Hodaj (Hoxhaj), i dënuar me 5 vite dhe 10 muaj burg nga Gjykata e Apelit Zatanzaro.
Hodaj është dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e qenieve njerëzore, shfrytëzim prostitucioni dhe emigracion të paligjshëm.
Aleksandër Hodaj ka qenë pjesë e një organizate kriminale nga Janari i vitit 2000 deri në Qershor 2005 në qytetet Corigliano, Calabro, Rossani dhe Spesano në Itali. Ai ka rekrutuar vajza të mitura dhe më pas i ka trafikuar në Itali nën ushtrimin e dhunës duke i detyruar të ushtronin veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit.
/tvklan.al