Në vigjilje të Krishtlindjeve mbrëmjen e sotme në orën 21:00, siç e do tradita, në Televizionin Klan Plus do të transmetohet “Krishtlindje në Tiranë” e cila për vite me radhë është drejtuar nga 3 figurat mjaft të njohura për publikun.
Në studion e “Rudina”, producenti Sokol Guga, juristja Eni Çobani dhe drejtori i programacionit i Tv Klan, Albert Dumani zbuluan pak nga magjia e natës së sotme.
Nga ana tjetër ata nuk kishin se si t’u shmangeshin pyetjeve ngacmuese të Rudina Magjistarit, e cila u kërkoi të jepnin nga 2 cilësi për njëri-tjetrin.
“Shumë e rreptë”, u shpreh Albert Dumanin për ish-pedagogen e tij në fakultet, Eni Çobanin. Duke u kthyer pas në vitet e tij si studente ai përshkruan zyshën e tij. Teksa shton se sot ata kanë një raport mjaft të ngushtë me njëri-tjetrin.
Albert Dumani: Ne njihemi prej vitesh, ka qenë zysha ime në fakultet, më ka dhënë mësim. Ka qenë më striktja, ka qenë shumë e rreptë Eni. Eni përshembull, ne ishim 140 studentë dhe Eni mund të kalonte 20.
Rudina Magjistari: Seriozisht e ke?! Eni?!
Eni Çobani: Eni ti kështu!
Rudina Magjistari: Po pra.
Albert Dumani: Ka qenë shumë e rreptë dhe kërkuese.
Rudina Magjistari: Nga140 studentë kalonin vetëm 20?!
Albert Dumani: Jo, 20 mund të merrnin notë të mirë. Është serioze, është korrekte, pak e rreptë, por ne bëjmë shumë shaka me njëri-tjetrin./tvklan.al