Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Eno Bozdo:- “Janë dy incidente të rënda, më i rëndi ka ndodhur dje ne darkë, në komunën e Peshkopisë, Kalaja e Dodës, ku kandidati i PDR për këtë komunë, zoti Dali Shehu është goditur disa herë me leve, ka rënë në gjendje kome. Edhe dje ka ndodhur një incident i rëndë me zotin Sali Alimani, është kandidati i PDR për bashkinë e Delvinës dhe njëkohësisht kryetar i PDR për këtë zonë. Është ndaluar pa asnjë shkak në kohën kur kalonte kryeministri Nano me eskortën e tij, i është bërë një presion psikologjik, pse janë gjetur postera dhe flamuj të PDR-së në makinën e tij dhe është mbajtur bllokuar për disa orë në komisariatin e Delvinës pa dhënë asnjë shpjegim”./tvklan.al