Erjon Tola, përfaqësuesi i vetëm i Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore Vankuver 2010, ka marrë flamurin nga presidenti i Republikës, Bamir Topi.
Erjon Tola: “Jam shumë krenar dhe i lumtur që po përfaqësoja Shqipërinë për herën e dytë në olimpiadë edhe shpresoj që të jem një shembull, për të gjithë moshatarët e mi.”
Kreu i Shtetit e ka pritur skiatorin 23-vjeçar në një ceremoni të veçantë, ndërsa i ka uruar atij fat në këtë aktivitet të rëndësishëm.
Më herët Erjon Tola është takuar me ministrin e Sporteve, Ferdinand Xhaferri. Ai e ka falënderuar ministrin për mbështetjen e dhënë.
Lojërat Olimpike Dimërore 2010 do të mbahen në Vankuver, në Kanada nga 12 deri më 28 Shkurt.
Erjon Tola do të garojë në tre gara të skisë malore, ndërsa specialiteti i tij është slalomi gjigand./tvklan.al