Erla Mëhilli: “Edi Rama, doli sot përpara mediave për të zhurmuar kongresin me të cilin riktheu standardet e atit të tij shpirtërorë Enver Hoxhës, nga ku nxori jashtë mediat kur folën kundërshtarët e tij. Pas aktit terrorist të Dritan Dajtit, në të cilin ranë në krye të detyrës 4 polic. Edi Rama akuzojë sërish pa asnjë fakt se zgjedhjet u morën me kriminel të liruar nga burgjet. Lidhur me këto shpifje të ulëta ordinere të një paranojaku që në 45 minuta fjalim nuk gjeti qoftë dhe një fjalë të vetme përgjegjësie për humbjen e zgjedhjeve nga partia e tij, por akuzon dhe vetëm akuzon paparaqitur as edhe një fakt të vetëm. Informojmë opinionin publik se lejimi me leje i të burgosurve çdo javë dhe çdo muaj është një procedurë standarde e zakonshme në burgjet e çdo vendi të lirë, kjo është edhe në Shqipëri. Rasti i vetëm i keq sjelljes i të liruarit nga burgjet, ka qenë rasti i Emiljano Keçit. I cili pasi mori leje për të dalë nga burgu u kthye në bodigardin e armatosur të Blendi Klosit, për të cilin u ndalua edhe nga policia. Madje rikthimi i tij në institucionet e vuajtjes së dënimit, solli dhe protesta të ashpra nga vetë Blendi Klosi. Edi Rama u bie sirenave të kriminelëve, i tmerruar nga parandjenja se çdo ditë do dali në dritë lidhjet e tij me krimin dhe organizatat kriminale që po vendosen përpara ligjit”./tvklan.al