Erla Mëhilli: “Partia Demokratike deklaron edhe njëherë se ka vlerësuar dhe vlerëson kërkesën e drejtë të rezolutë së Këshillit të Evropës për hyrjen e opozitës në parlament dhe ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet, ofertë të cilën kjo parti e ka përsëritur me dhjetëra herë gjatë këtyre muajve. Kurse atyre që të nisur nga doktrina e revolucionit permanent  apo nga trashëgimia e tyre histor8ike dhe biologjike kërcënojnë me dhunë dhe përdorimin e saj, Partia Demokratike u deklaron se ligji, ligji dhe vetëm ligji dhe mbrojtja e institucioneve kushtetuese nga cilido është qëndrimi i saj i prerë. Nëse zoti Rama, ftesat e përsëritura për dialog, për komision hetimor parlamentar për zgjedhjet i merr si një provë dobësi dhe si një mundësi për të lëshuar kërcënime bajate njëra pas tjetrës na duhet t’i rikujtojmë se rendi kushtetues dhe shteti ligjor janë sot më të fort se kurrë në historinë e tyre.”/tvklan.al