Erla Mëhilli: “PD-ja dëshiron të njohë opinionin publik me një fakt shumë të rëndë. Pak kush na ka besuar deri dje, por kjo foto fakton se Arta Dade dhe familja e saj janë të lidhura me 100 fije me organizatat kriminale më të rrezikshme në Shqipëri dhe në Ballkan. Në këtë foto shohim qartë dy pako, dy kolit të cilët djali i Arta Dades, Alban Dabulla ia dërgon Orik Shytit, njërit prej komponentëve të organizatës më të rëndësishme kriminale hakmarrjes për drejtësi dhe janë pikërisht lidhjet e krimit që e shndërrojnë Arta Daden në njeriun më të besuar dhe në zëdhënësen e jashtme të Edvin Kristaq Ramës. Pra Dadën dhe Ramën i bashkon Aldo Bare dhe hakmarrja për drejtësi. Pra kjo zonjë e cila në emër të Edvin Kristaq Ramës i kërkon këshillit të Europës përjashtimin e Shqipërisë nga ky organizëm, nuk është gjë tjetër dhe kjo foto e fakton përveç se ndrikulla e hakmarrjes për drejtësi që zbaton urdhrat e kumbarit Edvin Kristaq Rama./tvklan.al