Erla Mhilli: “Edi Rama, sot në ditën kur ai vendosi dhe kodin më të madh të mafies dhe kartelit të ndërtimit. Sot kur ai për vete dhe fitimin e tij nga 30 leje ndërtimi, mori 19 prej tyre. Sot, pikërisht sot vendosi dhe doli të derdhte lot krokodili për krizën ekonomike, për rënien e nivelit të të ardhurave, për dështimin e procesit të zgjedhjeve sipas tij, për garantimin e të drejtës së votës. Zoti Rama as me deklaratat që bën dhe me asgjë tjetër nuk do të mund të mbrosh dhe të heqësh vëmendjen nga karteli i mafies së ndërtimit që t’i drejton”.
Reagimi i Shalsit ndaj shpifjeve të qeverisë Berisha
Eduart Shalsi: “Siç dhe e kanë zakon, përpara humbjeve të bujshme elektorale. Tregtarët e shpifjeve nxorën në pazarin pisët të politikës së vjetër tezgën e komisionit hetimor. Qëllimi dihet, të baltosin modelin e suksesit të Bashkisë së Tiranës, të mbysin me baltë njeriun të cilin nuk e mundin dot as me ide, as me alternativa dhe as me argumente. I presim me keqardhje këta mjeranë moral dhe politik dhe jemi të bindur se më 28 qershor do të marrë fund politika e ulët e Sali Berishës dhe karriera e këtij komunisti të pa ndreqshëm dhe primitiv”./tvklan.al