Damian Gjiknuri: “Lista e PD-së e dorëzuar në KQZ është thjeshtë një listë emrash e pashoqëruar me asnjë dokumentacion të kërkuar nga ligji. Treguesi më i mirë i farsës së kësaj liste është fakti që zoti Berisha, zonja Topalli dhe zoti Patozi vetëm dje kanë firmosur deklaratën e kandidimit. Është e vërtetë që PS dorëzoi listën e kandidatëve vetëm një orë më vonë se Partia Demokratike, por kjo listë shoqërohej me dokumentacionin e plotë të çdo kandidati. Organi i vetëm që garanton standarde zgjedhjesh po bëhet pjesë e një urimi të tyre, duke u frymëzuar thjesht nga zelli politik dhe kalkulimet tinëzare politike të Partisë Demokratike. Një listë kandidatësh që nuk përmbush kriteret ligjore është një listë e pavlefshme. Ky veprim është një sinjal i qartë paralajmërues, që PD po përgatit një manipulim për zgjedhjet dhe KQZ thjesht do të bëjë sehir.”

Erla Mhilli: “Sot Edi Rama, i cili për vete ja mbathi nga listat e Partisë Socialiste dhe që ka krijuar një listë me gramafon dhe leje ndërtimi, pati dhe dekurajon të sulmojë listat e Partisë Demokratike. Ai që theu ligjin dhe kodin elektoral është pikërisht zoti Rama, të cilin xhaketat e vjetra, po dhe gramafonat e rinj nuk e lejuam ta dorëzonte atë pa vendosur veten ën krye të saj. Përpjekje që vazhduan gjatë gjithë natës përfunduan me një listë pa kokë, me një listë e cila është unike në historinë e pluralizmit të Shqipërisë, por dhe të Evropës për shkak se për herë të parë një kryetar partie që pretendon të udhëheqë fushatën elektorale refuzon në mënyrë kategorike ët vendosë emrin e tij në listë duke firmosur kështu kapitullimin përpara se të nisë beteja. Partia Demokratike hedh posh pretendimet dhe trillimet e Ramës si të pavërteta dhe deklaron se po procedon çdo gjë në përputhje të plotë me ligjin dhe kodin elektoral.” /tvklan.al