Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda priti në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri, Faisal Ghazi Hifzi. Gjatë takimit u vlerësua niveli shumë i mirë i marrëdhënieve të bashkëpunimit mes palëve, i cili dëshmohet përmes një sërë takimesh dhe vizitash të realizuara në interes të forcimit të bashkëpunimit...