Këshilltarët e djathtë në bashkinë e Tiranës thonë se kryebashkiaku Erion Veliaj po tenton t’ia hedhë përgjegjësinë për vdekjen e 17-vjeçarit, Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, Inspektoratit të Punës që drejtohet nga aleati në qeverisje, Lëvizja Socialiste për Integrim.

Demokratët e akuzojnë Veliajn se duke mohuar vrasjen e të riut në landfill, kryebashkiaku po merr në mbrojtje administratorin e kompanisë 3R, Edurim Teqja, i shpallur në kërkim nga drejtësia.

Sipas këshilltarëve të djathtë është prokuroria ajo që hedh poshtë versionin e kryebashkiakut se 17-vjeçari është vrarë larg territorit të punës.

Demokratët i bëjnë thirrje prokurorisë të zbardhë ngjarjen në landfill, ku sipas tyre rezulton i implikuar edhe kryebashkiaku Veliaj./TV KLAN