Gjykata e Apelit vendosi të lërë në burg pa afat Dëfrim Hakramën, i akuzuar për shkeljen e rregullave të sigurimit në punë, me pasojë vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në Landfillin e Sharrës.
Hakrama ishte përgjegjës turni ditën kur 17-vjeçari u gjet i pajetë në landfill.
Dëfrim Hakrama kishte apeluar vendimin e Gjykatës së shkallës së pare, e cila kishte vendosur masën e sigurisë arrest me burg, duke kërkuar një masë më të lehtë. Por Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë./tvklan.al