Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm Defrim Hakramën dhe Edmond Kollarin, të cilët ishin akuzuar nga Prokuroria për vdekjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.
Ata akuzoheshin nga Prokuroria për shkeljen e rregullave në punë me pasojë vdekjen e adoleshentit.
Hakrama mbante detyrën e përgjegjësit të firmës “3R” e cila menaxhonte landfillin e Sharrës. 17-vjeçari gjeti vdekjen në Gusht të vitit 2016, gjatë kohës që punonte në vendgrumbullim e plehrave.
Tv Klan